Nga Gazeta ‘Si’– “Të gjitha termocentralet bërthamore i përkasin popullit të Ukrainës”, kështu tha presidenti Volodymyr Zelensky, një ditë pas telefonatës me Donald Trump, i cili propozoi që këto termocentrale të jenë pronësi amerikane.
“Këto janë centrale bërthamore në pronësi të shtetit, nuk janë pronë private në Ukrainë”, tha Zelensky.
I pyetur nëse SHBA mund të kontrollojë termocentralet, Zelensky u shpreh se Trumpit i kishte deklaruar se centrali bërthamor i Zaporizhzhia nuk do të funksionojë nëse nuk është nën kontrollin e Ukrainës.
“Nëse amerikanët duan t’ua marrin stacionin rusëve dhe duan të investojnë atje dhe ta modernizojnë atë, kjo është një çështje krejtësisht tjetër,” thotë ai.
“Ne jemi të hapur për ta diskutuar atë, por çështjen e pronës definitivisht nuk e kemi diskutuar me Presidentin Trump”, u shpreh presidenti ukrainas.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.