Nga Gazeta ‘Si’- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se ka lënë udhëzime të qarta për mënyrën se si duhet të reagojë SHBA-ja në rast se Irani arrin të realizojë një atentat ndaj tij, duke paralajmëruar Teheranin me pasoja të rënda.
Në një intervistë për New York Post, Trump tha se ka qenë prej kohësh në shënjestër të autoriteteve iraniane dhe se administrata amerikane është e përgatitur për çdo skenar.
“Jam në listën e tyre prej shumë kohësh. Kjo është ajo me të cilën përballemi”, u shpreh presidenti amerikan.
Ai zbuloi se ka lënë urdhra të drejtpërdrejtë për reagimin e SHBA-së nëse do të ndodhte një atentat ndaj tij.
“Kam lënë urdhra që, nëse ndodh diçka, thjesht t’i bombardojnë, fjalë për fjalë, në një nivel që nuk e kanë parë kurrë më parë”, deklaroi Trump.
Komentet e tij vijnë pas raportimeve se Izraeli ka ndarë me Shtetet e Bashkuara informacione të inteligjencës që lidhen me një plan të dyshuar iranian për atentat ndaj presidentit amerikan.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje