Bota

Tronditet Venezuela! Dy tërmete ‘shkatërrojnë’ Caracas-in, së paku 32 të vdekur (video)

Nga Gazeta ‘Si’- Tërmetet e fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 të shkallës Rihter e kanë futur Venezuelën në gjendje të jashtëzakonshme, duke vrarë të paktën 32 persona dhe duke shkaktuar dëme të mëdha në ndërtesa.

Aeroporti Ndërkombëtar Sioón Bolívar në Maiquetia, i cili i shërben kryeqytetit Caracas, pësoi dëme të rënda, me skena paniku të regjistruara ndërsa pjesë të çatisë u shembën, duke çuar në mbylljen e objektit.

Presidentja e përkohshme Delcy Rodriguez shpalli gjendje të jashtëzakonshme dhe emëroi një gjeneral për të mbikëqyrur reagimin ndaj emergjencave.

Gjatë fjalimit të saj drejtuar kombit, ajo shprehu ngushëllimet e saj për ata që humbën të dashurit e tyre në tërmet.

Ajo konfirmoi gjithashtu se aeroporti në Maiquetia, aeroporti kryesor ndërkombëtar i Venezuelës që ndodhet në periferi të Karakasit, ishte mbyllur për shkak të “dëmeve serioze”.

Videot që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë skena paniku, ndërsa pasagjerët dhe punëtorët evakuohen nga terminali i aeroportit nga frika.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë