Futboll

Tronditet Juventusi, largohet Anjeli bashkë me gjithë stafin drejtues

Këshilli administrativ i Juventusit, me në krye presidentin Andrea Anjeli, është larguar. Në këshillin e jashtëzakonshëm të klubit bardhezi, numri 1 ka paraqitur dorëheqjen, bashkë me zëvendësin e tij Pavel Nedved, administratorin Mauricio Arrivabene dhe pjesëtarët e tjerë.

Arsyeja kryesore, sipas informacioneve të para, ka të bëjë me kontestimet e ‘Consob’ në lidhje me plusvalencat. Përfshirja në hetimin ‘Prisma’ nga Prokuroria e Torinos, me akuzën e bilancit fals, kanë sjellë një hapa prapa në mënyrë unanime.

Dorëheqja e Anjelit lidhet me zhvillimet e reja të hetimeve të Prokuororisë së Torinos dhe vendimi u është bërë i ditur gjykatësve.

Në 12 vitet e presidencës së Andrea Anjelit, që nisi në maj 2010, Juventusi ka dominuar në Itali, duke fituar 9 tituj radhazi me Konten, Alegrin dhe Sarrin në stol. Ai ka sjellë në Itali kampionë si Pogba, Tevez dhe Kristiano Ronaldo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë