Propozim i SI

Trollmann, kampioni i poshtëruar dhe i vrarë në një kamp përqendrimi nazist

Numri i matrikullimit 9841. Kështu, njihej Johann Trollmann në vitet e fundit të jetës së tij në kampin e  përqendrimit Neuengamme, jo shumë larg nga Hamburgu. Ku Kapo, Emil Cornelius, një boksier amator, e dallon atë në mesin e të dëbuarve, që janë të kequshqyer dhe të dobët, të cilët enden si fantazma në kamp.

Cornelius i kërkon atij një dyluftim, siç ka ndodhur shumë herë në ato zona, në shkëmbim të një copë buke më shumë. Trollman është më superior dhe për këtë arsye Cornelius përfundon në tapet para se të përfundonte pjesa e dytë. Një "fyerje" që i kushton shumë numrit 9841: një ditë më pas, në 31 mars 1944, ai gjendet i vdekur. Mënyra e vrasjes është e panjohur: disa thonë një e shtënë në kokë, të tjerë flasin për vrasje në grup. Vetëm një vit më vonë misteri, do zgjidhet, kur Lufta e Dytë Botërore në Europë është duke përfunduar. Dhe kur me hyrjen e Ushtrisë së Kuqe në Auschwitz (27 janar 1945, për këtë arsye kjo datë u zgjodh për të festuar ditën e Kujtesës), Bota nuk mund ti mbyllë sytë përpara tmerreve të regjimit nazist .

Hebrenjtë, romët, homoseksualët, kundërshtarët e regjimit: në kampet e punës dhe ato të shfarosjes përfunduan miliona njerëz duke përfshirë edhe personazhin tonë. Kishte provuar çdo lloj poshtërimi nga fakti i të qënurit Cigan , që përbëheshin nga violinistë (gjyshi), njerëz të cirkut dhe trajnerë të kuajve. Ai lindi me emrin Johann Trollmann në Wilsch dhe kishte pseudonimin Rukeli, që në gjuhën sinte nënkupton "pemë", për shkak të tufës së flokëve, që bënë shumë gra të bien në dashuri dhe kjo kishte qenë shenjë dalluese që në moshë të re , kur - në moshën tetë - ai filloi të provojë goditjet e para të boksit. Pasion që e shoqëron deri në ditën e fundit të jetës së tij.

Rukeli, me një fizik të fuqishëm dhe me forma jashtë normës, bie në sy herët, kur konkurronte në kampionatet e ndryshme rajonale. Në vitin 1928 ai paraqitet gjithashtu në përzgjedhjet për të marrë pjesë në Olimpiadën e Amsterdamit, nga e cila u përjashtua ngaqë ishte cigan. Por kur bëhet profesionist në uniformën e tij qep fjalën Gypsy, duke treguar me krenari origjinën e tij. Në vitin 1930 ai fiton 13 takime radhazi dhe tre vjet më vonë i paraqitet shansi më i madh. Në bazë të ligjeve racore që gjithashtu kishin prekur edhe sportin gjerman, Erich Seelig, për shkak të origjinës hebreje, i hiqet titulli dhe pas kërcënimeve me vdekje, detyrohet të arratiset në Francë. Titulli mbetet vakant dhe Rukeli, në mënyrë që ta fitojë titullin duhet të përballet me gjermanin Adolf Witt. Është 9 qershor 1933 dhe ndeshja zhvillohet në fabrikën e birrës Bock në Berlin. Loja e  Trollman përbëhet nga lëvizje të shumta që ngjasojnë me baletin, dikush - shumë vite më vonë - do t'i krahasojë  me ato të Muhammed Ali. Lëvizjet e tij të vazhdueshme nuk ju pëlqejnë drejtuesëve nazistë, që përmes Georg Radmann ushtrojnë presion ndaj gjyqtarëve për të dekretuar "asnjë vendim" në fund të asaj ndeshje, pavarësisht se në pjesën e gjashtë Witt përfundon në tapet. Por gjyqtarët dështojnë në qëllimin e tyre: në fabrikë tifozët brohorasin: Ru-ke-li, Ru-ke-li. Publiku e shpall kampion, pothuajse me një kryengritje popullore. Por kjo nuk zgjat shumë.

Vetëm tetë ditë. Kur federata gjermane vendos ti revokojë titullin për "sjellje josportive", për shkak të baletit në ring. Më 21 korrik ka një ndeshje tjetër, këtë herë kundër Gustav Eder. Arroganca naziste nuk njeh kufij dhe Rukeli nuk mund të lëvizë lirshëm në ring: ai duhet të qëndrojë në mes. Ai paraqitet në ring i spërkatur me miell dhe me flokët e lyer biond, si një "arian" i përsosur. Ndeshja-farsë zgjat pesë raunde para se Eder të fitojë mbi Trollmanin, i detyruar të zhvillojë një boks që nuk është i tij. Ky është vetëm rasti i parë i një serie të gjatë poshtërimesh: revokimi i licencës, sterilizimi, divorci për të shmangur dëbimin e gruas së tij (Olga) dhe vajzës (Rita). Fakti i të qënurit cigan nuk e shpëton atë nga lufta dhe Wehrmacht e dërgon atë në front. I plagosur kthehet në shtëpi, ku mundohet të arratiset. Arrestohet si anëtar i një "race të degjeneruar", dhe përfundon në kampin e punës të Neuengamws. Peshon vetëm 40 kg. Gabimisht shpallet i vdekur, dhe i caktohet një numër tjetër matrikule, deri në ditën që ballafaqohet , në kampin e punës së Wittenberge, me Corneiulis dhe armën e tij që dërgon Rukelin në mesin e 500 mijë ( disa burime thonë gjithashtu 600 mijë) të vdekurish me origjinë rome në kampet e shfarosjes. Shtatëdhjetë vjet më vonë, titulli kampion u dorëzohet trashëgimtarëve, pasi një ring dhe një rrugë mbajnë emrin e tij.

Sot historia e Rukelit popullon librat dhe tregimet. Cornelius nuk e vrau Rukelin, ia dorëzoi historisë. Simbol i të gjithë atyre që deri në momentin e fundit janë në gjendje të kundërshtojnë padrejtësitë dhe paragjykimet. Në të gjitha kampet e botës.

Burimi: Gazzetta dello Sport. Përktheu: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë