Futboll

Trofeu i parë, Kumbulla: Sa bukur të festoja me shqiptarët

Gazeta Si - Duke valvitur flamurin shqiptar, Marash Kumbulla vrapoi në fushën e “Air Albanias” pas finales me Fejnordin. Është trofeu i parë në karrierë dhe sigurisht që edhe ai ka festuar gjatë, bashkë me shokët e skuadrës.

Mbrojtësi është i pari lojtar i Kombëtares që fiton një trofe europian. Kumbulla e konsideron ditën më të bukur të jetë fitoren në finalen e Tiranës.

Kumbulla në "Air Albania". Gazeta Si, 26 maj 2022

“Është dita më e lumtur e jetës time. Është trofeu i parë dhe nuk kishte më bukur se sa të festoja me tifozët shqiptarë në këtë stadium. E kishim pritur shumë këtë ditë dhe tani shpresojmë të vazhdojmë me suksese të tjera.

Ndihem mirë te Roma. Dua që të vazhdoj dhe shpresoj të bëj më mirë sezonin tjetër. Trajneri beson tek unë dhe shpresoj të kem minutat e mia”, - u shpreh mbrojtësi kuqezi pas festës së trofeut të Ligës së Konferencës.

Kumbulla ka pasur një sezon me luhatje te Roma. Trajneri Mourinjo e ka vlerësuar shpesh për ipenjimin e tij dhe e ka konfirmuar për sezonin e ri. Fitimi i trofeut mund të ndryshojë shumë gjëra për Romën në vazhdim.

Sezonin e ardhshëm Kumbulla dhe Roma do të laujnë në Ligën e Europës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë