Futboll

Trofeu i finales ekspozohet nesër në Tiranë. Cana, Duka e Veliaj të pranishëm

Gazeta Si - Trofeu i finales së Ligës së Konferencës do të ekspozohet nesër në Tiranë. Ky trofe do të vendoset në Sheshin Skënderbej, në orën 10:45, kur do të zhvillohet edhe një ceremoni e rastit.

I pranishëm do të jenë ish-kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana. Ai është edhe ambasadori i finales së Ligës së Konferencës, që luhet të mërkurën në “Air Albania”, mes Romës dhe Fejnordit.

Duka në Air Albania". Gazetas Si, 23 maj 2022

Kryebashkiaku i Tiranës Eion Veliaj dhe presidenti i FSHF-së Armand Duka do të jenë gjithashtu të pranishëm në këtë ceremoni. Të tre do të bëjnë nga një përshëndetje të rastit.

Qytetarët e Tiranës, apo edhe tifozët e Romës e Fejnordit do të kenë mundësi të bëjën foto. Trofeu i finales do të qëndrojë për pak kohë në sheshin kryesor të kryeqytetit.

Do të jenë dy ditë shumë të ngjeshura për Tiranën, që për herë të parë në histori do të presë finalen e një aktiviteti ndërkombëtar. Masat për organizimin e këtij eventi janë shumë të rrepta. Të mërkurën nuk lejohen makinat dhe për institucionet është ditë pushimi.

Tifozët italianë dhe holandezë pritet të pushtojnë kryeqytetin. Janë rreth 90 persona që do të vizitojnë Tiranën këto dy ditë. Kulmi do të jenë finalja e së mërkurës në mbrëmje, në orën 21:00.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë