Gazeta Si – Një 41-vjeçar është arrestuar në Fushë Krujë, pasi dyshohet se është bashkëpunëtor i Mondi Topallit, autorit të vendosjes së tritolit ndaj një lokali në Fushë Krujë, ngjarje e ndodhur më 31 janar 2025.
Sipas policisë, 41-vjeçari i arrestuar, ka ndihmuar Topallin, i shpallur në kërkim, të largohej nga vendngjarja me makinën e tij.
Siç mund ta shihni, Topalli afrohet me hapa jo shumë të shpejtë. Me fytyrën e mbuluar e kostum sportiv veshur, nuk heziton “të përshëndesë” me dorë nga kamerat.
Policia tha se gjatë kontrollit të banesës së 41-vjeçarit kanë gjetur e sekuestruar një armë gjahu pa leje, një armë sportive dhe municion.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.