Kombetarja

Tri dhurata nga Moldavia, Shqipëria kryeson bindshëm

Shqipëria po luan ndeshjen e tetë eliminatore në Grupin H. Kuqezinjtë udhëheqin 0-3 pas pjesës së parë në fushën e Moldavisë së vendit të fundit. Golat janë shënuar nga sulmuesi Sokol Cikalleshi dhe mesfushorët Keidi Bare dhe Lorenc Trashi. Ky i fundit është aktivizuar titullar në këtë ndeshje nga trajneri Reja.

Megjithatë, duhet pranuar se të tre golat janë dhuruar nga moldavët, në të parin ka gabuar mbrojtja, në të dytin portieri dhe në të tretin të dy bashkë, mbrojtja dhe portieri. Trashi dhe Abrashi ishin dy ndryshimet e bëra nga trajneri italian në këtë ndeshje.

Kosova ndërkohë udhëheq 2-0 ndaj Malit të Zi, me gola të Rahmanit dhe të Muriqit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë