Sa herë kur ka evenente të rëndësishme në Hollywood, gjeja e parë që shikojmë tek të famshmet që shfaqen në tapetin e kuq, përvec stilit të veshjes së tyre, janë edhe flokët. Shepsh herë herë trendet që ata sjellin përpara miliona syve që i ndjekin ne te gjithe boten kthehen në mode për një përiudhe të caktuar kohore. Megjithatë, për të gjithë vajzat e reja, që janë në dilemë se cfarë modeli të zgjedhin për këtë sezon, ka një zgjidhje.
Duket, se trendi i kësaj vere, paska vendosur të na divorcojë nga flokët e gjatë, për t’u lënë vendin prerjeve interesante dhe të guximshme me të cilat floku duket edhe më i shëndetshëm.
Të gjithë e ndjejmë atë nevojën për ndryshim sapo vera nis të jap një shenjë nga ardhja e saj. E aq më tepër vajzat, të cilat janë gjatë gjithë kohës në dilemë se çfarë duhet të ndryshojnë në pamjen e tyre dhe si.
Një ndër gjërat që sigurisht i kemi me më shumë merak janë flokët, pasi duam shumë ta besojmë se siç thuhet, janë gjysma e bukurisë.
Vera e këtij viti pritet të sjellë trendë të ndryshëm në rutinën e bukurisë dhe si rrjedhojë shumica e femrave do t’ia dalin ta gjejnë veten.
Stilistët e flokëve, sidomos ata të cilët punojnë me të famshmet, i nuhasin trendët e rinj të stileve të flokëve dhe disa nga stilistet më të famshme kanë shpalosur stilet më të përshtatshme për këtë sezon.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.