Treg

Tregu i pensioneve private u rrit me 22% në 2025-n

Nga Gazeta ‘SI’- Tregu i pensioneve private shënoi rritjen më të lartë vjetore krahasuar me të gjithë sektorët e tjerë financiarë jobankarë gjatë vitit 2025.

Sipas Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, investimi në pensionet private arriti 9.8 mld lekë në fund të vitit 2025. Kjo përbën një rritje prej rreth 1.7 miliardë lekësh ose 21.55% brenda një viti. Numri i anëtarëve që kontribuojnë në këto fonde arriti në 49,218, duke u rritur me 11.19% krahasuar me vitin 2024. Ky trend tregon një zgjerim të bazës së anëtarësisë, megjithëse tregu mbetet ende në faza fillestare krahasuar me madhësinë e forcës së punës në vend.

Fondet e pensioneve i kanë investuar pothuajse të gjitha aktivet e tyre në instrumente me rrezik të ulët, tituj qeverie, 96% dhe likuiditet ( llogari ose depozita) 4%.

AMF raporton se gjatë vitit 2025, u paguan rreth 114.7 milionë lekë në formën e pensioneve private për anëtarët që plotësuan kushtet ligjore. Kjo shifër ka ardhur në rritje, duke dëshmuar se fondet kanë filluar të maturohen dhe të përmbushin funksionin e tyre parësor, atë të

Ndërkohë që qeveria dhe Banka Botërore po krijojnë një skemë të re pensionesh, siguruesit dhe institucionet përgjegjëse kanë apeluar për investime në pensionet private, që njihet dhe si ‘kolona e dytë’ e skemës së sigurimeve.

Qeveria është zotuar të rrisë çdo vit vlerën e pensioneve dhe të krijojë mekanizma në funksion të të moshuarve. Përballë krizës së skemës së pensioneve, qeveria dhe BB po shqyrtojnë mundësinë e rritjes së moshës së daljes në pension.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë