Sociale

Tre të vdekur nga Covid-19. Shtohen të infektuarit, 295 raste të reja në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 3 pacientë të prekur me Covid-19, një 47-vjeçar nga Tirana, një 53-vjeçare dhe një 64-vjeçar nga Durrësi, me sëmundje bashkëshoqëruese. Ndërkohë janë kryer 1413 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 295 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2. Janë shëruar 96 qytetarë, duke e çuar në 10167 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 74 të prekur në Tiranë, 39 të prekur në Durrës, 30 raste në Shkodër, 22 raste në Lushnje, 12 raste në Vlorë, 11 raste në Fier dhe Pogradec, 10 raste në Krujë dhe Berat, 9 raste në Elbasan dhe Lezhë, 7 raste në Gjirokastër, 6 raste në Kurbin, 5 raste në Divjakë, 4 raste në Kukës, Tropojë, Përrenjas, Skrapar, 3 raste në Sarandë, Gramsh, Kuçovë, 2 raste në Has dhe Shijak, 1 rast në Fushë- Arrëz, Devoll, Kavajë, Mirditë,Rrogozhinë, Mallakastër, Librazhd, Mat, Përmet, Roskovec, Klos.
“Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 259 pacientë, 22 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.,” thuhet më tej në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë, ku gjithashtu përsëriten rregullat që frenojnë përhapjen e Covid-19.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3307
Durrës 693
Shkodër 477
Fier 419
Korçë 404
Lezhë 350
Elbasan 293
Vlorë 243
Berat 202
Kukës 172
Dibër 86
Gjirokastër 83


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë