Sociale

Tre të vdekur dhe 108 raste të reja, vijojnë shtrimet në spitalet Covid

Tre pacientë të infektuar me Covid-19 kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit dhe janë konfirmuar si mbartës të virusit edhe 108 persona.

Mjekja Genta Qirijako bëri me dije se personat q kanë ndërruar jetë janë një 77-vjeçare dhe një 83-vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese dhe një 68-vjeçar nga Hasi pa sëmundje të tjera.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 126 pacientë, 22 janë në terapi intensive dhe 12 pacientë janë të intubuar. Ndërsa shpërndarja gjeografike e rasteve është: 49 raste në Tiranë, nga 11 raste në Durrës, Kavajë, 9 në Fier, 7 në Shkodër, nga 3 raste në Krujë, Kurbin, Tropojë, Berat, Mallakastër, 2 në Peqin, nga 1 rast në Korçë, Vlorë, Tepelenë, Shijak. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 60 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 2523 që nga fillimi i epidemisë,” u shpreh Qirijako.

Mjekja iu bëri thirrje përsëri qytetarëve dhe bizneseve, për të respektuar masat e higjienës, të ruhet distanca sociale dhe të mbahet maska në ambientë të mbyllura.

Qirjako shtoi se personat që kanë simptoma të sëmundjes duhet të izolohen dhe të telefonojnë në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127, ndërsa personat që kanë nevojë për informacion rreth Covid, apo për këshillim psikologjik të telefonojnë në numrin 0800 40 40.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 941

Durrës 211

Shkodër 202

 Vlorë 98

Lezhë 82

Korçë 64

Fier 52

Kukës 49

Elbasan 46

Berat 32

Gjirokastër 23

Dibër 20


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë