Sociale

Tre të vdekur, 165 raste të reja dhe 102  të shëruar në 24 orë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 3 pacientë të prekur me Covid-19. 

"Janë kryer 960 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 165 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.Janë shëruar 102 qytetarë, duke e çuar në 9406 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 81 raste në Tiranë, 21 raste në Fier, 11 raste në Pogradec, 7 raste në Lushnje, 6 raste në Shkodër, Lezhë, 5 raste në Krujë, Berat, 4 raste në Vlorë, 3 raste në Korçë, Elbasan, Kavajë, 2 raste në Rrogozhinë, Tropojë, Malësi e Madhe, 1 rast në Mirëditë, Mallakastër, Ura Vajgurore, Roskovec. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 232 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar,"thuhet më tej në njoftimin e Ministrisë.

Më tej përsëriten masat që duhet të ndërmerren nga qytetarët dhe bisneset si distancimi social dhe mbajtja e maskës. Gjithashtu, theksohet se qytetarët duhet të izolohen nëse dyshojnë se janë të prekur nga Cpvid-19 dhe të telefonojnë Urgjencën Kombëtare 127. Në të kundërt duhet të telefonojnë  linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2823

Durrës      563

Shkodër   401

Korçë  280

Lezhë        269

Elbasan       215

Fier          244

Vlorë 194

Kukës        147

Berat 139

Dibër 75

Gjirokastër   59


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë