Sociale

Tre të vdekur, 132 raste të reja dhe 95 të shëruar nga Covid-19 në 24 orë

Mjekja Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik, bëri me dije se gjatë 24 orëve të fundit, fatkeqësisht kanë humbur jetën një 58-vjeçare nga Tirana, një 63-vjeçar nga Lushnja, një 66-vjeçar nga Fieri, me sëmundje bashkëshoqëruese.

"Janë kryer 824 testime dhe janë konfirmuar 132 të prekur me virusin Sars-Cov2 në këto bashki:

31 raste në Tiranë, 15 në Elbasan, 12 në Durrës, 10 në Fier, nga 7 raste në Lezhë, Pogradec, nga 5 raste në Shkodër, Korçë, Mirditë, Berat, nga 4 raste në Lushnje, Përmet, Bulqizë, nga 3 raste në Tropojë, Gjirokastër, Patos, nga 2 raste në Fushë-Arrëz, Kolonjë, nga 1 rast në Has, Vlorë, Librazhd, Kamëz, Ura-Vajgurore.

Në 24 orët e fundit 95 qytetarë e kanë fituar betejën me Covid19 duke e çuar numrin e të shëruarvë në 7629 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 185 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët vetëm 4 pacientë janë të intubuar,"deklaroi Dervishi.

Mjekja shtoi se në çdo rast  kur qytetarët  kanë shenja të sëmundjes  duhet të telefonojnë në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127. 

Gjithashtu ajo tha se duhet të telefonojnë  në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun e familjes, ose për të marrë këshillim psikologjik si dhe të informoheni saktë mbi COVID-19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2632

Durrës 591

Shkodër 391

Elbasan 318

Lezhë 305

Korçë 252

Fier 244

Vlorë 198

Kukës 154

Berat 112

Dibër 107

Gjirokastër 78


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë