Sociale

Tre të vdekur, 121 raste të reja dhe 97 të shëruar nga Covid-19 në 24 orë

Mjekja Flutura Beqo nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale deklaroi se gjatë 24 orëve të fundit një 70-vjeçar nga Tirana, një 71-vjeçar nga Lushnja dhe një 81-vjeçar nga Korça, kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19. Gjithashtu janë kryer 887 testime dhe janë konfirmuar 121 të prekur me Covid-19.

"Shpërndarja gjeografike e të konfirmuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon:

57 të prekur në Tiranë, 14 në Elbasan, 6 në Lezhë dhe Vlorë, 5 në Mirditë, 4 raste në Berat, 3 raste në Krujë, Lushnje, Patos, 2 raste në Kurbin, Dibër, Bulqizë, Gramsh, Vorë, 1 rast në Shkodër, Durrës, Fier, Librazhd, Kamëz, Gjirokastër, Përmet, Sarandë, Divjakë, Fushë- Arrëz.

Aktualisht në Spitalin Infektiv dhe atq “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 189 pacientë, 18 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar. Nisur nga vlerësimi i situatës epidemiologjike i përhapjes së infeksionit SARS-COV2 në vend, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të respektojnë masat për parandalimin e ketij infeksioni të rrezikshëm,"s htoi mjekja.

Më tej Beqo tha se duhet të mos neglizhohen shenjat e Covid-19, e në çdo rast kur keni shenja të sëmundjes, të telefonohet në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127. "Ndërsa nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun tuaj të familjes, të merrni këshillim psikologjik si dhe informoheni saktë mbi Covid-19", tha ajo.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2616

Durrës 564

Shkodër 381

Lezhë 305

Elbasan 304

Korçë 249

Fier 244

Vlorë 193

Kukës 150

Berat 105

Dibër 86

Gjirokastër 81


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë