Kosova ka njoftuar sot se ka zbuluar tre raste të variantit britanik të Covid-19. Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë të premten, se tri pacientë që nuk kishin lidhje më njëri-tjetrin kanë rezultuar pozitivë.
Ai ka thënë se 30 mostra janë dërguar për analizim në një laborator në Gjermani. Aktualisht Kosova ka pezulluar të gjitha fluturimet drejt Mbretërisë së Bashkuar, pas zbulimit të variantit të vitin e kaluar.
Ky variant është jo vetëm më ngjitën por edhe më vdekjeprurës sesa versioni fillestar i virusit. Ndërkohë autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar të premten 342 persona të infektuar me koronavirus, pas testimit të 1,926 mostrave.
Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani ka thënë në një konferencë për mediat se në 24 orët e fundit janë regjistruar pesë viktima.
Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus, autoritetet shëndetësore në kanë regjistruar 59.646 persona të infektuar dhe 1,487 të vdekur.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.