Sociale

Tre numrat ku qytetarët duhet të telefonojnë në rast rreziku dhe ndihme

Shqipëria prej ditësh është në lëkundjet e forta të tërmetit dhe situata apokaliptike e krijuar në Durrës, në zonën e Plazhit dhe të Thumanës u shoqërua fatkeqësisht me një numër të lartë viktimash. Shumë godina, vila dy apo trekatëshe, apartamente e pallate kanë pësuar dëmtime serioze, aq sa mund të rrezikohej qëndrimi i mëtejshëm në banese, e kjo për shkak se lëkundjet sizmike vijojnë dhe pas tërmetit apokaliptik të 26 nëntorit.
Shumë qytetarë ndërkohë janë të pa orientuar se si mund të kërkojnë ndihmë menjëherë në rast emegjencës. Përveç numrit të telefonit 111, Gazeta "Si" ka mësuar se tre numrat e vendosura nga Qendra e Bashkuar Operacionale nuk janë vetëm për ofrimin e ndihmave, por mbi të gjitha për të lajmëruar në rastet e rrezikut për ofrimin e ndihmës së emergjencës. Tre numrat e telefonit janë: 04 22 22 223; 04 22 28 250 dhe në celularë 0688046664.

Image may contain: one or more people
Numrat e vendosur dhe që shërbejnë jo vetëm për të dhuruar ndihma por edhe për tju pergjigjur thirrjeve për ndihmë


Këto numra janë pika e parë e kontaktit që mund të realizojnë më pas edhe mund të dërgohen ekipet e shpëtimit dhe më pas të realizohet koordinimi i nevojshëm për ndihmat.
Qendra e Bashkuar Operacionale (QBO) është strukturë kryesore e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, nëpërmjet së cilës ushtrohet komandim kontrolli në nivelin operativo-strategjik të FA, me delegim të autoritetit të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA-ve. Qendra e Bashkuar Operacionale është vendi nga ku grumbullohet, analizohet, koordinohen, sinkronizohen e bashkërendohen informacioni dhe aktiviteti ditor i FA, operacionet ushtarake në kohë paqeje, krize e lufte në interes të SHP dhe komandave operacionale për përballimin e situatave të ndryshme.
Ndërsa sa i përket ndihmës për shtëpitë dhe vlerësimin e banesave duhet të kontaktojnë menjëherë me administratorin e zonës, njësisë administrative për ta vënë në dijeni. Gjithashtu ato duhet të shprehen edhe për nevojën për ndihma, pasi të gjithë personave që iu shpërndahen ndihmat ushqimore. Janë pikërisht këto organe të qeverisjes vendore, bashkive apo dhe të njësive administrative që hartojnë listat e personave që kanë nevojë për shpërndarjen e ndihmave. Pra shpërndarje e këtyre ndihmave realizohet në mënyrë të përqendruar dhe nëse nuk regjistrohen nga njësive vendore nuk do të mund të përfitojnë ndihma ushqimore dhe materiale të tjera veshmbathje, apo batanije.
Tre numrat e telefonit të Qendrës Operacionale
04 22 22 223
04 22 28 250
0688046664


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë