Kombetarja

Tre lojtarë lënë grumbullimin, humbasin Kazakistanin dhe Lituaninë

Tomas Strakosha, Myrto Uzuni dhe Jon Mersinaj nuk do të jenë në dispozicion të trajnerit Edi Reja për dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve. Shqipëria luan më 11 tetor në Kazakistan dhe më 14 tetor në Litani, ndërkohë që lista ka pësuar ndryshime të shpeshta për shkak të mungesave.

Të tre lojtarët e përmendur më sipër kanë probleme fizike dhe sipas stafit mjekësor, kanë nevojë për disa ditë pushim, kështu që nuk mund të luajnë në asnjë nga dy ndeshjet e radhës. Strakosha do të zëvendësohet nga Etrit Berisha, i cili ka marrë leje nga klubi dhe të mërkurën u bashkua me grupin në Durrës.

Trajneri Edi Reja në stërvitje. Gazeta Si, 8 tetor 2020

Me kuqezinjtë është bashkuar sot edhe sulmuesi i Juventusit, Xhakomo Vrioni, ashtu siç prirej. Ardhja e tij ka bërë që Emiljano Bullari të kthehet te Shpresat. Keqardhja më e madhe është dëmtimi i Uzunit, një nga lojtarët më në formë të momentit. Ai ka pasur problem në gju dhe duhet të pushojë disa ditë. Mersinaj ishte një nga risitë e Rejës në listë, por edhe ai nuk do të jetë i gatshëm.

Formacioni i kuqezinjve do të ketë ndryshime të detyruara të dielën, ku Shqipëria do të luajë ndeshjen e tretë në grup, atë ndaj Kazakistanit. Përfaqësuesja jonë ka 3 pikë, me një fitore dhe një humbje në dy ndeshjet e para.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë