Futboll

Tre kampionë tek i njëjti ekip në Ukrainë, Tirana mbush arkën

Gazeta Si – Pas Enur Totres dhe Taulant Seferit, një tjetër lojtar kampion me Tiranën është transferuar në Ukrainë. Tek i njëjti ekip, Vorskla Poltava.

Fjala është për Ardit Tolin, mesfushorin që u shpall kampion me bardheblutë, por që nuk luajti me ta në ndeshjet europiane të verës. Ai kishte edhe një vit kontratë me Tiranën dhe kohët e fundit pati përplasje mes palëve, por tashmë arritur marrëveshja, e konfirmuar edhe nga klubi kryeqytetas.

Tirana i uron fat Tolit. Gazeta Si, 23 gusht 2022

Kuptohet që klubi ukrainas ka pranuar të paguajë për kartonin e Tolit, ashtu siç ka bërë për mesfushorin tjetër Totre dhe për sulmuesin Seferi.

Tirana, me largimin e këtyre lojtarëve, humbet shumë në cilësi. Ishte tre nga kolonat kryesore të sezonit të kaluar, ku kjo skuadër fitoi titullin kampion. Në anën tjetër, klubi fiton financiarisht nga lëvizja e këtyre lojtarëve.

Deri tani nuk janë bërë të ditura shifrat që ka paguar klubi ukrainas për Totren dhe Tolin. Për Seferin është thënë se janë paguar 400 mijë euro te Tirana.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë