Sociale

Tre humbje jete, 156 raste dhe 158 të shëruar, në 24 orët e fundit

Gentiana Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 3 pacientë të prekur me Covid-19, një 56-vjeçar, një 65-vjeçare nga Tirana dhe një 79-vjeçare nga Kuçova me sëmundje bashkëshoqëruese.

Mjekja theksoi gjithashtu se gjatë këtyre 24 orëve janë shtuar edhe 156 raste të reja.

Sipas deklaratës së Qirijakos shpërndarja gjeografike  e rasteve të reja është: 101 raste në Tiranë, 12 raste në Durrës, 5 raste në Librazhd, nga 4 raste në Fier, Korçë, Berat, 3 raste në Elbasan, Tropojë, Kamëz, nga 2 raste në Krujë, Kukës, Ura Vajgurore, Peqin, Gramsh, nga 1 rast në Shkodër, Lushnje, Mirditë, Dibër, Bulqizë, Himare, Kuçovë.

“Aktualisht në spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 168 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 14 në terapi intensive nga të cilët vetëm 7 pacientë janë të intubuar. Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 42 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju rikujton se, nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar, të kontaktoni menjëherë mjekun e familjes ose të telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127. Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për të kontaktuar për çdo informacion tjetër rreth COVID19,” shtoi Qirijako.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2076

Durrës 521

Shkodër 285

Fier 154

Lezhë 183

Korçë 194

Vlorë 138

Kukës 140

Elbasan 161

Berat 80

Gjirokastër 40

Dibër 54


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë