Futboll

Tre biletat e fundit të Champions, sot shorti

Tre ekipet e fundit që kanë siguruar pjesëmarrjen në grupet e Ligës së Kampionëve janë Ajaksi, Klub Bryzh dhe Sllavia e Pragës. Të treja fituan përballjet e tyre play of kundrejt Apoel-it, Lask-ut dhe CFR Kluzh.

Për gjysmëfinalistët e sezonit të shkuar në Champions, Ajaksi ndeshja e kthimit në play off nuk ishte shumë e vështirë. Pasi kishin barazuar në ndeshjen e parë, harkëtarët në “Johan Krojf Arena” nuk i lanë asnjë shans qipriotëve të APOEL, duke fituar 2-0.

Po kaq e thjeshtë ishte edhe për belgët e Bryzh kalimi në grupet e Champions përballë austriakëve të Lask. Në ndeshjen e parë belgët kishin fituar 1-0 dhe përsëri në ndeshjen e dytë u imponuan, duke fituar me rezultatin 2-1. Ndërsa për Sllavian e Pragës nuk ishte aq e thjeshtë përballë Kluzh. Ndeshja e dytë u mbyll 1-0, ashtu siç ishte mbyllur edhe sfida e parë në Rumani, por duke vuajtur deri në fund.

Sakaq me këto tre ekipe të fundit janë kompletuar 32 skuadrat që marrin pjesë në fazën finale të këtij kompeticioni. Me përjashtim të Ajaksit dhe Olimpiakos, gjithë ekipet e tjera që futen në grupet e Champions do të jetë në vazon numër katër.

Vazo e parë: Barcellona, Mançester Siti, Juventus, Bajern Mynih, PSG, Zenit, Liverpuli, Çelsi.

Vazo e dytë: Real Madrid, Atletiko Madrid, Borussia Dortmund, Napoli, Shaktar Donjeck, Totenham, Benfica, Ajax.

Vazo e tretë: Lion, Bajer Leverkusen, Salsburgu, Olimpiakos, Valencia, Inter, Dinamo Zagreb, Bryzh.

Vazo e katërt: Genk, Galatasaraj, Lajpcig, Partizani Beogradit, Atalanta, Lille, Lokomotiva e Moskës, Sllavia Praga.

Grupet e Champions League do të krijohen duke tërhequr nga një ekip për çdo vazo. Sipas ndarjes së vazove pritet të ketë grupe shumë interesante, ku nuk përjashtohen përballje “big” që në fazën e parë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë