Kombetarja

Trashi dhe Seferi “mbrojnë” barazimin, besojnë për fitore me Lituaninë

Një ditë pas barazimit me Kazakistanin në transfertë, kuqezinjtë kanë nisur përgatitjet për Lituaninë, ku në dyshim mbetet Amir Abrashi, i dëmtuar në fundin e ndeshjes. Në konferencë kanë dalë sot Lorenc Trashi, titullar në Astana, si dhe Taulant Seferi, i aktivizuar si zëvendësues. Ata nuk e quajnë rezultat zhgënjyes barazimin.

“Në pjesën e parë luajta mirë, kurse në të dytën, të jem i sinqertë, nuk u luajt shumë nga krahu i majtë, u përqendrua më shumë loja nga Veseli. Në aspektin e ekipit mendoj se bëmë një ndeshje të mirë, pavarësisht rezultatit. Duhet të shfrytëzonim rastet e pastra që kishim. I patëm të gjitha mundësitë për 3 pikët, luajtëm më mirë se kundërshtari, por edhe 1 pikë është mirë.

Shpresoj të fitojmë me Lituaninë. Broja dhe Kallaku luajtën mirë, Kombëtarja ka fituar 2 lojtarë shumë të mirë. Situata e përgjithshme është e mirë, duhet ta mbajmë kokën lart dhe të jemi të përqendruar për të marrë maksimumin në vazhdim”, - tha Trashi në konferencë.

Kombëtarja duke u stërvitur5 në Astana. Gazeta Si, 12 tetor 2020


Taulant Seferi, i cili kishte shansin e qartë të shënonte golin e fitores, kur doli i vetëm përballë portierit kazak, u shpreh se në atë rast nuk pati fat. “Është kënaqësi kur je me Kombëtaren e Shqipërisë. Çdo herë ndihem i lumtur dhe krenar që vij këtu. Mezi po prisja të futesha në fushë dhe mendoj që ato minuta bëra mira, nuk kisha fat te rasti për gol. Shpresoj të vazhdoj kështu, duke punuar fort.

Formacioni është dëshira e çdo lojtari, por në fund vendos trajneri se kush do të luajë. Çdo herë jam i gatshëm për Kombëtaren. Kam shumë besim te grupi i ri, atmosfera është shumë e mirë. Kemi kualitet në këtë skuadër dhe do të japim maksimumin. Shpresoj të dalim të parët në grup, kemi skuadër më të mirë se 3 kundërshtarët tanë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë