Kombetarja

Trajneri i Moldavisë, sms kuqezinjve: Ua dimë pikat e dobëta, fitojmë në Tiranë!

Gazeta Si - Moldavia është kundërshtari i 17 qershorit për Kombëtaren shqiptare. Një skuadër që në letër mund të duket e lehtë, por këto eliminatore i ka nisur mirë, me 2 pikë në 2 ndeshjet e para në grup. Vlen të përmendet barazimi që moldavët arritën me Çekinë, skuadrën që kryeson Grupin E, ku bën pjesë edhe Shqipëria.

Moldavia vjen me ambicie edhe në Tiranë, siç deklaron trajneri i saj Sergei Cleșcenco për faqen e federatës moldave. Ai ka pohuar gjithashtu se e njeh mirë Shqipërinë dhe se ia di pikat e dobëta.
“Moldavia është një skuadër e re. Lojtarët janë pak të lodhur në këtë moment, sepse vijnë nga një sezon i gjatë, por besoj se mund të bëjmë surprizën në Tiranë, duke fituar ndaj Shqipërisë.

Moldavia para ndeshjes me Cekine. Gazeta Si, 13 qershor 2023

E kemi analizuar ndeshjen që Shqipëria zhvilloi në Poloni. Mendoj se kundërshtari ka pika të dobëta, ne mund ta godasim. Moldavia nuk shkon e humbur në Tiranë, impenjimi ynë është maksimal dhe shpresojmë shumë se do të kthehemi me rezultat pozitiv”, – është shprehur trajneri moldav.

Nëse kuqezinjtë fitojnë të shtunën në ‘Air Albania’, kanë mundësinë ta parakalojnë Moldavinë në renditjen e Grupit E, që udhëhiqet nga Çekia me 4 pikë. Ndeshja me moldavët ka shumë rëndësi për Kombëtaren tonë, sepse 3 pikët janë të domosdoshme. Më pas është transferta me Ishujt Faroe dhe suksesi me Moldavinë do ta karikonte edhe më tepër ambientin kuqezi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë