Kombetarja

Trajneri i Izraelit: Ndeshje e fortë, mund ta fitojmë

Austriaku Andreas Herzog do të debutojë në stolin e Izraelit në ndeshjen me Shqipërinë dhe shpreson shumë të marrë rezultat në stadiumin “Elbasan Arena”. Ai ka vlerësuar forcën e dy skuadrave, ndërkohë që ka kërkuar nga të tijtë të bëjnë një lojë kolektive. Trajneri Herzog u shpreh se dy skuadrat ndryshojnë nga njëra-tjetra dhe se Liga e Kombeve është një mundësi mjaft e mirë si për Izraelin, ashtu edhe për Shqipërinë.

"Jemi gati dhe shpresojmë të na shkojë çdo gjë mirë në këtë ndeshje. Mendoj se skuadra do të jetë e suksesshme, nëse grupi do të jetë i bashkuar në fushë dhe do të bëjë lojë kolektive. Besoj se Izraeli e ka kualitetin për ta fituar ndeshjen, por e theksoj, dua që lojtarët të zbatojmë si duhet detyrat taktike në fushë. Liga e Kombeve është një mundësi e madhe si për Shqipërinë, ashtu edhe për Izraelin. Shpresoj të marrim rezultat pozitiv.

Izraeli stërvitet në stadiumin "Elbasan Arena"

Shqipëria ka disa lojtarë të rinj me kualitet. Dy skuadrat janë të forta, por ndryshojnë në lojë nga njëra-tjetra. Izraeli ka fituar në Shqipëri dhe anasjelltas, kështu do të jetë një ndeshje e fortë dhe e vështirë. Kemi në grup edhe Skocinë, që është një skuadër mjaft e fortë”, - u shpreh trajneri i Izraelit, Andreas Herzog.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë