Kombetarja

Trajneri i Çekisë vlerëson kuqezinjtë: Ekipi i fortë, jo rastësisht në vend të 2-të

Gazeta Si – Shqipëria ndeshet me Çekinë e vendit të parë në grup më 7 shtator. Një ndeshje shumë e rëndësishme kjo për kualifikueset e Euro 2024, ashtu si dhe ajo me Poloninë në Tiranë.

Trajneri i Çekisë, Jaroslav Silhavi, ka folur me vlerësim maksimal për Kombëtaren shqiptare, duke theksuar për mediat në vendin e tij se jo rastësisht mban vendin e dytë.

Jaroslav Silhavi, trajneri i Cekise. Gazeta Si, 29 gusht 2023

“Kjo me Shqipërinë është një ndeshje kyçe për kualifikimin në Europian. Të gjithë e dimë se për çfarë po luajmë. Shqipëria ka një ekip shumë të fortë dhe këtë e tregon fakti se është pas nesh në klasifikim, në vend të dytë. Me mbështetjen e tifozëve do ta menaxhojmë mirë këtë ndeshje dhe do të hedhim një hap të madh drejt kualifikimit në Europian.

Rivalët tanë janë Polonia dhe Shqipëria. Nuk do të jetë e lehtë me Shqipërinë, ata janë përmirësuar me trajnerin Silvinjo. Janë të shpejtë”, - ka theksuar trajneri çek, kur duhet pak më shumë se një javë deri në sfidën me kuqezinjtë.

Më 31 gusht pritet që trajneri Silvinjo të shpallë listën e lojtarëve të grumbulluar për Çekinë dhe Poloninë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë