Futboll

Trajnerët që kanë shpenzuar më shumë në histori

Ne futboll ka disa lloje trajnerësh: dikush kërkon lojtarë të sprovuar, me koston për të shpenzuar më shumë, një tjetër kërkon ti japë vlerë të rinjve, ende të panjohur, duke i kursyer para klubit, por në fund kërkojnë gjithnjë të fitojnë. Në klasifikimin e publikuar nga Transfermarkt është përqendruar më shumë në kategorinë e parë të teknikëve, ata dorëlëshuar: pak surpriza, emrat janë ata që të vijnë në mendje, por interesante është fakti se pesë prej tyre në 20 vitet e fundit kanë shpenzuar mbi një miliard euro në merkato për të blerë lojtarë të rinj.

Në krye është José Mourinho, pranë shifrës së 100 blerjeve, por që ka kaluar miliardin e shpenzimeve. Madje është gati tek dyshi. Në podium është edhe Guardiola (që dy të tjerëve “i lejon” 10 vjet, duke e bërë mesataren e shpenzimeve më të lartë) e Ancelotti, jo rastësisht të gjithë trajnerë që kanë drejtuar shoqëri të fuqishme e të pasura.

Në këtë renditje bëjnë pjesë edhe Allegri (“ndihmuar” nga viti i pushimit për të mos kaluar vende të tjera në renditje) dhe Conte, në rritje të fortë në këtë renditje të veçantë. Lista e strategëve që kanë shpenzuar më shumë vijon me: Simeone (932 milionë euro), Wenger (892 milionë euro), Valverde (850 milionë euro), Benitez (824 milionë euro) dhe Conte 821 (milionë euro).


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë