Futboll

Tragjike, zhduket avioni me sulmuesin argjentinas në bord

Një ngjarje tragjike në futboll. Sulmuesi argjentinas Emiliano Sala, i cili u shit nga Nanta te Kardifi, po udhëtonte me një avion të vogël turizmi drejt Kardifit, por mjeti fluturues nuk mbërriti kurrë në destinacion.

Janë orë ankthi për jetën e 28-vjeçarit, me shpresat që veniten gjithmonë e më shumë. Avioni i vogël është zhdukur nga radarët, i ka humbur gjurmët mbi kanalin e La Manshit, që lidh ishullin e Britanisë së Madhe me Europën. Sipas shtypi britanik, avioni mund të ketë rënë në det dhe kërkimet kanë nisur që gjatë natës me anë të helikopterëve, por ende nuk ka asnjë gjurmë. Nuk është ende e qartë sa persona ishin në bordin e avionit, por mendohet se ishin vetëm piloti dhe sulmuesi argjentinas.

Emiliano Sala

Emiliano Sala ishte një blerje rekord për klubin e Kardifit, që shpenzoi 17 milionë euro për të. Me fanellën e Nantës, në 19 ndeshje ai ka shënuar 12 gola në sezonin 2018-2019.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë