Komunitet

Tragjedia që po luhet në Shkodër, 6 të vrarë dhe 9 të plagosur në pak kohë

Aksionet e bujshme të Policisë së Shtetit në qytetin e Shkodrës në kuadër të operacionit kombëtar, “Forca e Ligjit”, ku një grup personash të skeduar si elementë me precedentë kriminalë, e të dyshuar se qëndrojnë pas ngjarjeve më të bujshme që kanë tronditur qytetin, nuk sollën qetësinë që shkodranët prisnin.

Në këto operacionet, uniformat blu goditën dy fise, Liçët dhe Bajrat fill pas ekzekutimit të biznesmenit Arjan Ferracaku. Arjani u vra më 1 shtator gjatë kohës që ushtronte sportin e hipizmit me disa miq të tij, mes të cilëve edhe Astmer Bilali, i dyshuar si pjesë grupit të Bajrave. Persona ende të paidentifikuar po e presnin. Pasi e kanë qëlluar nga distanca, ata janë afruar dhe për t’u siguruar kanë shkrepur armët edhe dy herë të tjera në kokën e gjoksin e viktimës.

Kjo ngjarje e rëndë pasoi dy operacionet kryesore të policisë. Mbi 25 persona, kryesisht pjesëtarë të familjes Liçi u shoqëruan si të dyshuar për këtë vrasje.

"Forca e Ligjit" në veprim, shkatërrohet grupi "Bajri", 11 në pranga e 2 në kërkim.Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda në deklaratë të përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda:Task Forca Speciale e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda kanë finalizuar operacionin e koduar "Oaz", në kuadër të Operacionit "Forca e Ligjit", si pjesë e grupit kriminal "Bajri" me aktivitet të shtuar kriminal në Shkodër.Të gjitha arrestimet janë kryer me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda.Ata janë:1. Behar Brajoviq (Bajri) arrestuar në Roterdam, Holandë;2. Samet Halluni, i arrestuar në Roterdam, Holandë;3. Ilir Rustemi, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;4. Emrah Plaku, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;5. Astmer Bilali, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;6. Armir Grimaj, arrestuar në Shkodër;7. Safet Rustemi (Bajri), i arrestuar në Tiranë;8. Fabiol Rexhepi, i arrestuar në Shkodër;9. Ismet Idrizi, i arrestuar në Shkodër;10. Denis Brajoviq, i arrestuar në Tiranë;11. Klaudio Hoxhalliu, i arrestuar në Tiranë.Në kërkim u shpallën 2 anëtarë të këtij grupi kriminal, për të cilët Gjykata ka dhënë masën e sigurisë "Arrest me burg", për shtetasit: E.B., 45 vjeç, dhe N.H., 34 vjeç.Veprimet hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, deri në goditjen e plotë të gjithë grupit kriminal "Bajri" kanë zgjatur mbi 6 muaj.Janë kryer dhjetëra orë përgjime, mijëra informacione të shkëmbyera me partnerët, janë analizuar mijëra faqe të dhëna, si edhe janë kryer veprime pro-aktve në terren, përmes kontrollit nga ajri (dron) dhe vëzhgimit intensiv. Oficerë të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me oficerë të kontaktit të vendeve të përfshira në operacion, kanë kryer veprime në terren për evidentimin, lokalizimin dhe ndalimin e shtetasve anëtarë të grupit, që vepronin jashtë Shqipërisë, e kryesisht në Holandë.Akuzat ndaj anëtarëve të këtij grupi kriminal janë: "Vrasje me dashje e mbetur në tentativë", në bashkëpunim, "Vrasje me dashje", e kryer në bashkëpunim, "Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake", "Organizim i llotarive të palejuara", "Pastrim i produkteve të veprës penale" të kryer në bashkëpunim, "Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie të pasurisë", kryer në bashkëpunim, "Përkrahje e autorit të krimit", 'Moskallëzim krimi", "Prodhim e shitje e lëndëve narkotike", vepra penale këto të kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.Si vepra të rënda kriminale, të dokumentuar deri tani janë 2 vrasje të ndodhura në Shkodër, ngjarje e ndodhur në 7 shkurt 2001, ku u vra shtetasi A.T., dhe ngjarje e datës 20 qershor 2002, ku u vra shtetasja F.H., 15 vjeçe.Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar edhe është provuar në javët e fundit, se anëtarë të këtij grupi kriminal kanë kanosur dhe shtrënguar disa shtetas për dhënie shumash të konsiderueshme parash.Ky grup është i dyshuar dhe po hetohet intensivisht për disa nga ngjarjet e fundit të ndodhura në Shkodër. Grupi "Bajri", në bashkëpunim edhe me grupe të tjera kriminale, brenda dhe jashtë Shqipërisë, dyshohet se trafikonin lëndë të forta narkotike në shtete europiane dhe më pas paratë e përfituara nga ky aktivitet investoheshin brenda vendit.Operacioni policor për arrestimin e personave të mësipërm është zhvilluar njëkohësisht në Tiranë, Shkodër dhe në Roterdam, Holandë dhe zgjati nga mesdita e së premtes dhe deri në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. Ndërhyrja operacionale është koordinuar mes grupeve të posaçme hetimore, në të dy shtetet duke shkëmbyer informacion intensiv.Gjithashtu u ngritën dhe operuan në 2 vendet, grupe të përbashkëta operacionale, të mbështetura nga forcat speciale të Policisë së Shtetit dhe atyre holandeze.Gjatë ditëve të operacionit për identifikimin dhe arrestimin e disa prej personave të mësipërm janë shkëmbyer me dhjetëra informacione, jo vetëm mes Policisë së këtyre 2 shteteve, por edhe autoriteteve ligj zbatuese që asistojnë Prokurorinë dhe Policinë, në Gjermani, Kroaci etj.Gjatë ndërhyrjes së Policisë, tre prej anëtarëve të këtij grupi iu gjetën në trup 3 armë zjarri pistoletë, ndërsa në banesë lëndë narkotike kanabis sativa.Policia në zbatim të urdhrit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka sekuestruar 1 resort-hotel në Velipojë dhe 1 lokal në Shkodër në pronësi të tyre, pasi dyshohen se janë produkt i ardhur nga aktivitet kriminal.Gjithashtu janë sekuestruar edhe 3 automjete e një numër i konsiderueshëm celularësh.Policia e Shtetit dhe Prokuroria sigurojnë qytetarët e Shkodrës dhe të gjithë Shqipërisë se do të vazhdojmë të jemi të angazhuar për të garantuar qetësi, rend e siguri për ta duke goditur me ashpërsinë e forcës së ligjit çdo individ të përfshirë në aktivitet kriminal. Operacioni “Forca e Ligjit” vazhdon.

Gepostet von Policia e Shtetit am Samstag, 22. September 2018

Pista kryesore u tha se mbetej ajo e gjobëvënies, por më vonë kjo pistë u rrëzua dhe doli në dritë pista e dyta, ku dyshohet se Arjan Ferracaku ishte ekzekutuar gabimisht në përpjekje të autorëve për të vrarë Astmer Bilalin. Por, handikapi i madh i kësaj piste qëndron në faktin se kur gabuan “shënjestër”, pse autorët u afruan dhe qëlluan ndaj biznesmenit edhe dy plumba të tjerë për t’u siguruar që e kishin vrarë?

Hetimet u shtrinë edhe në fushën e veprimtarive të paligjshme, por deri më tani edhe kjo pistë, ashtu si dy të parat mbetet pa prova për autoritetet. Por, atë që policia dhe prokuroria duket se nuk po arrin që ta bëjë prej vitesh në qytetin e Shkodrës e arrijnë bandat rivale.

20 ditë nga vrasja e Ferracakut, policia goditi grupin e Bajrave. Në operacionin e koduar “Oaz”, policia prangosi 10 persona, mes të cilëve edhe Astmer Bilali, Safet Bajri dhe Ilir Rustemi. Lista e akuzave ndaj tyre ishte e gjatë, që nga pastrim i produkteve të veprës penale, e deri tek vrasja e prodhimi e trafikimi i lëndëve narkotike.

Operacioni u përshëndet në atë kohë edhe nga ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Sot, as ky operacion dhe as aksionet e tjera të Policisë së Shtetit duket se nuk kanë sjellë qetësinë në qytetin e Shkodrës. Së fundmi u ekzekutua Fatos Ferracakum, që ishte kushëri me Arjan Ferracakun dhe u plagos një miku i tij. Fatos Ferracaku dhe miku i tij ishin tregtarë të peshkut, ndërsa kur u qëlluan po pinin kafe në një lokal tek Markata në Shkodër. Në vendngjarje janë gjetur 9 gëzhoja.

Historia e përplasjeve në Shkodër nuk mbaron këtu. Në fshatin Myselim në Postribë, në gusht të këtij viti është zhdukur Gëzim Hysaj dhe nipi i tij Agron Mollaj. Familjarët e tyre besojnë se këta dy shtetas janë viktima të përplasjes së vazhdueshme mes fiseve Bajri dhe Liçi.

Po në gusht, u ekzekutua me gjashtë plumba në trup edhe Fatbardh Liçi. Ai ishte kunat i Lulëzim Kullës, ku ky i fundit i shpëtoi atentatit me tritol në 13 janar, çka përforcoi dyshimet se mes dy familjeve, Bajri dhe Liçi vazhdonte përplasja e ashpër. Fatbardh Liçi ishte i skeduar në Policinë e Shtetit, për dyshimet e një vrasjeje në pritë, në vitin 2011, të Astrit Kurmemaj, gjithashtu i dënuar për vrasje. Vrasja e Fatbardh Liçit, u hetua si pjesë e zinxhirit të vrasjeve që ndodhën në Shkodër, por ashtu si në herët e tjera, edhe në këtë rast provat mungonin.

Për t’u kthye pak më pas në kohë. Mesnatën e 15 korrikut u ekzekutua çifti Boran Bërçama dhe Silvi Ndoci. Ndaj tyre janë shkrehur 25 plumba pistolete në momentin që po parkonin makinën poshtë pallatit ku banonin. Në makinë kanë patur edhe fëmijën e mitur, që fatmirësisht ka shpëtuar paq.

Edhe për këtë ngjarje nuk ka autorë dhe hetimet vazhdojnë ende. Së fundmi, është hedhur në qarkullim pista që dy të rinjtë të kenë mbetur viktima të një thashethemi të shpërndarë përmes rrjeteve sociale, ku thuhej se Boran Bërçama kishte marrë përsipër autorësinë e vendosjes së tritolit ndaj Lulëzim Kullës, në janar të këtij viti. Bërçama, i cili mes personave të përfshirë në aktivitete të dyshimta kriminale njihej me nofkën “Pitbulli”, ishte larguar nga policia disa muaj para ngjarjes për shkak të Vettingut në polici. Ai kishte qenë në Spanjë para krimit dhe veprimtaria atje për hetuesit është e dyshimtë. “Pitbulli” njihej si njeri i afërt me pjesëtar të familjes Bajri.

Edhe pas operacioneve të shtatorit të policisë, ekzekutimet mafioze nuk u ndalën. Fatos Ferracaku iu shtua listës së gjashtë të vrarëve, nëntë të plagosurve dhe disa sulme me tritol vetëm brenda këtij viti. E përbashkëta e të gjitha këtyre ngjarjeve: janë ende pa autorë.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë