Nga Gazeta ‘SI’ – Një tragjedi e rëndë ka shokuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Të paktën 24 njerëz kanë vdekur dhe 25 fëmijë nga një kamp veror mbeten të humbur pas një përmbytje që goditi shtetin e Teksasit.
Presidenti amerikan, Donald Trump, e konsideroi tragjedinë që ndodhi në ditën e pavarësisë së SHBA-ve,një zhvillim shokues dhe të tmerrshëm..
“Zyrtarët federalë po na vijnë në ndihmë”, theksoi guvernatori i Teksasit, Greg Abbott. Ai njoftoi gjithashtu se operacionet e kërkim shpëtimit kanë vazhduar pa ndërprerje.
Niveli i ujit raportohet të jetë rritur me shumë shpejtësi duke bërë që lumi të dalë nga shtrati.
“Brenda 45 minutave, lumi Gaudalupe, doli nga shtrati duke shkaktuar përmbytje shkatërruese”, u shpreh një zyrtar në Teksas. Autoritetet kanë sqaruar prindërit se shpallja e personave të humbur nuk do të thotë se mund të kenë ndërruar jetë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.