Ka ndodhur

Trafik droge me avion, arrestohen dy turq në Rinas

Gazeta Si - Dy shtetas turq janë arrestuar këtë të hënë, pasi transportonin lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa nga aeroporti i Rinasit në drejtim të aeroportit të Stambollit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë policia, përmes një njoftimi, ku thuhet se për këtë rast po zhvillohen hetime të thelluara së bashku me partnerët turq.

Gjithashtu bëhet me dije se po punohet për të zbuluar dhe çuar para drejtësisë të gjithë autorët e trafikimit të lëndëve narkotike që kanë operuar nga Aeroporti Nënë Tereza.

Një ditë më parë, policia njoftoi arrestimin e tre shqiptarëve në Turqi për trafik lëndësh narkotike nga Rinasi.

Një prej tyre, ishte punonjës i Policisë Rrugore të Tiranës, Florenc Bicerri, i cili u përjashtua përgjithmonë nga radhët e uniformave blu.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë