Rend dhe Ligj

Pas përgjimeve që fundosën edhe ish-zv/ministren Voda, SPAK arreston 15 vetë mes Italisë e Shqipërisë për trafik droge

Gazeta Si - Një hetim i nisur që në vitin 2019, i finalizuar këtë të enjte me arrestimin e 15 shqiptarëve të akuzuar për trafik droge në Itali, zbuloi rastësisht përmes përgjimeve edhe ryshfetin e zv.ministres së Brendshme Rovena Voda.

Çështja penale, që kishte në fokus hetimin e trafikantëve të kokainës, heroinës dhe kanabisit, u bë shkak për arrestimin në Vodës në korrik 2021, për të ndërhyrë për një punësim në administratë, si dhe Majlinda Hasanit dhe Florida Beut.

LEXO EDHE:
- Mori një arkë me peshk dhe 1 mijë euro, ish-zëvendësministrja e Brendshme dënohet me 10 muaj burg
- “Telefonin nuk e dua Iphone!”. Përgjimet fundosën Rovena Vodën për ryshfetin e punësimit

Arrestimi i tyre, është bërë pasi në përgjimet e kryera mes Florida Beut dhe vëllait të saj, shtetasit të arrestuar këtë të enjte, Emirjan Beu, flitej për një tentativë punësimi në ministrinë e Brendshme të Florindës, e cila kishte paguar me 1 mijë euro dhe 1 telefon “Iphone” ish-zv/ministren e Brendshme Rovena Voda.

Ish-zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda

Për shkak se ky episod përfshinte një aferë korruptive, rasti është veçuar nga SPAK, duke ndaluar tre personat e mësipërm.

Voda u dënua me 1 vit e 3 muaj burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, vuajti dënimin me 10 muaj, i cili u shua që në korrik 2022 dhe ajo vijon betejën për drejtësi, edhe pse para pak ditësh Apeli i GJKKO konfirmoi dënimin.

Ndërsa për anëtarët e tjerë të grupit kriminal që kryenin trafikun e drogës, hetimet kanë vijuar mes antimafies italiane dhe SPAK.

Nga operacioni i përbashkët mes SPak, Guardia di Finanzas, me mbështetjen e Europol dhe Eurojust, u arrestuan 15 persona në Shqipëri.

Ndërsa 5 të tjerë janë shpallur në kërkim. Në total janë 43 persona, shqiptarë, italianë dhe shtetas me kombësi të ndryshme, të cilët rezultojnë të jenë implikuar në trafikun e drogës të kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Mësohet se 3 drejtues të kësaj bande kriminale ishin shqiptarë, që organizonin trafikimin ndërkombëtar të kokainës, heroinës, marijuanës dhe hashashit. Në total është sekuestruar pasuri financiare prej 4 milionë eurosh, të ardhura, prona dhe asete.

Të arrestuarit janë kryesisht Durrësi dhe Tirana dhe akuzohen për prodhim dhe shitje narkotikësh dhe grup i strukturuar kriminal.

Mësohet se policia italiane ka sekuestruar mbi 120 kilogramë kokainë të importuar holandeze dhe mbi 15 kilogramë heroinë të pastër në dy laboratorë që ishin vendosur në provincat e Kremonës dhe Milanos.

Po ashtu janë sekuestruar 129 kilogramë marijuanë dhe 98 kilogramë hashash në ferma në provincat Mantua dhe Modena.

Altin Dumani kreu i SPAK bëri me dije se në Shqipëri janë dhënë 20 masa ‘arrest në burg’ nga të cilat janë ekzekutuar 15, dhe 1 person në ‘arrest shtëpie’.

Emrat:

1.Braniol Liço

2.Gernard Beu

3.Emirjan Beu

4.Dorjan Beu

5.Syrjan Tola

6.Oltion Lala

7.Florid Vukaj

8.Ramazan Grada

9.Ilir Duro

10.Lulzim Selimi

11.Dhimitër Nina

12.Eledjo Dedej

13.Enkeleda Bakalli

14.Gjergji Zefi

15.Renato Zefi

16.Rexhep Dallupi

17.Alfred Luli

18.Gjergji Luli

19.Saimir Prengaj

20.Lorik Prengaj

21.Françesko Çeçi


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë