Lajme

“Toyota Yaris”, Gjykata lë në burg katër të arrestuarit

Gjykata ka dhënë masën ‘arrest me burg’ për katër të arrestuarit për 3.4 milionë euro, që u bllokuan në dy makinat ‘Toyota’ ditën e diel. Edi Lika, Klevi Lika, Agim Ceka dhe Alban Mollaymeri janë lënë në masën e sigurisë burg pa afat, ndërsa nuk kanë pranuar akuzat për grup të strukturuar kriminal dhe pastrim parash.

Avokati i katër të arrestuarve Saimir Vishaj ka deklaruar se ‘të ndaluarit janë viktima.

Të katër personat u lanë në burg. Gjykata dha vendim të gabuar, ata nuk kanë dijeni për paratë. Askush nuk di të thotë ku u futen paratë as prokuroria nuk e thotë nëse u bë në Belgjikë, Itali apo Gjermani. E paimagjinueshme që 4 të arrestuarit të bëjnë trafikun e parave.

Pas lënies në fuqi të masës gjykata e Durrësit ka shpallur moskompetencën duke e kaluar dosjen te Krimet e Rënda në Tiranë, pasi katër të arrestuarit akuzohen për grup të strukturuar kriminal dhe pastrim parash.

 

Më Shumë