Makina

Toyota synon të dërgojë njerëz në Hënë deri në 2029

Brenda 10 vitesh, Toyota shpreson të dërgojë njerëz në Hënë. Prodhuesi i automjeteve është bashkuar me agjencinë hapësinore të Japonisë për të ndërtuar një rover me energji elektrike që mund të lëvizë në Hënë.

Mjeti do të jetë në gjendje të mbajë dy njerëz dhe të udhëtojë mijëra milje përgjatë sipërfaqes së hënës, ka njoftuar kompania. Rover do të dizajnohet që të mundësojë astronautët të jetojnë në të.

Mjeti, i cili është ende në fazën konceptuale, do të jetë 6 metra e gjatë dhe afërsisht e madhe sa dy minibusë. sipas Toyota. Kompania ka studiuar mundësinë e krijimit të roverit që nga vera e kaluar, por nënshkroi një marrëveshje të re pak diitë më parë për të përshpejtuar projektin me JAXA, agjencinë hapësinore të Japonisë.

“Roverët e komanduar me kabinat nën presion, do të luajnë një rol të rëndësishëm në eksplorimin e plotë dhe përdorimin e sipërfaqes hënor”, tha në një deklaratë presidenti i JAXA Hiroshi Yamakawa. Agjencia pret që kjo të ndodhë në vitet 2030.

Drejtori i Toyota, Akio Toyoda tha se projekti tregon besim në “qëndrueshmërinë dhe ecurinë e makinës” të automjeteve të automjeteve dhe teknologjinë e saj të qelizave të karburantit për fuqizimin e makinave elektrike.

Automjetet elektrike dhe me karburant mund të udhëtojnë shumë më tepër sesa ato me bateri, gjë që e bën teknologjinë e përshtatshme për projektin hënor, sipas Toyota. Edhe pse sasia e energjisë që mund të transportohet në hënë është e kufizuar, roveri do të ketë një distancë prej më shumë se 10,000 kilometra.

“Unë besoj se industria jonë, e cila vazhdimisht po mendon për rolin që duhet të përmbushë, ndan të njëjtat aspirata të eksplorimit ndërkombëtar të hapësirës”, tha Toyoda.

 

Më Shumë