Futboll

Torino mban një sy nga Kumbulla? Është i besuari i Juriçit

Marash Kumbulla mbetet një alternativë për vendin e Gleison Bremer te Torino. Shqiptari i Romës nuk mund të hiqet nga lista pa marrë parasysh emrat e shumtë për mbrojtjen e Torinos. Në fund të fundit, është e njohur pëlqimi i ndërsjellë mes Kumbullës dhe trajnerit Juriç. Qendërmbrojtësi shpërtheu pikërisht nën drejtimin e trajnerit kroat në Verona, duke e merituar thirrjen e Romës. Ndaj trajneri vlerëson karakteristikat e tij që shkojnë mirë me mbrojtjen me tre lojtarë dhe mbi të gjitha për rolin e qendrës në treshen mbrojtëse. Në të njëjtën kohë, Kumbulla takohet me Juriçin dhe i është mirënjohës mësuesit të tij. Nuk mund të përjashtohet mundësia për ta parë me fanellën torineze, sidomos në një fazë si kjo kërkimi të profilit të duhur për të zëvendësuar Bremerin, i cili është i destinuar të vendoset diku tjetër.

Kumbulla mund të shkojë në Torino si huazim. Çmimi për të nuk do të ishte i ulët. Roma e rrëmbeu nga Hellas Verona për më shumë se 26 milionë euro. Prandaj do të duhej një përpjekje e konsiderueshme ekonomike për të fituar pronësinë e kartës së lojtarit. Në dy sezonet në kryeqytet ai bëri 56 paraqitje, duke u treguar shumë i besueshëm sidomos në segmentin e fundit të vitit të kaluar. José Mourinho i besoi atij dhe ai ia ktheu besimin. Megjithatë, ishte Juric në 2019/2020 ai që e nisi në Serie A si titullar dhe e bëri të njohur për të gjithë. Pikërisht për këtë ndjesia mes te dyve nuk mungon dhe mund të bëhet tentativa për të arritur Kumbullën, edhe sepse profilet e tjera të identifikuara për të zëvendësuar Bremerin janë më larg se ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë