Futboll

Torino ëndërron Kumbullën, Roma kërkon 20 milionë euro

Gazeta Si - Torino është në kërkim të një mbrojtësi qendre, i cili do të zëvendësojë Bremerin. Braziliani u transferua ditë më parë te Juventusi, duke lënë një boshllëk të madh.

Trajneri Ivan Juriç e ka shprehur edhe më parë dëshirën e tij. Ai dëshiron Marash Kumbullën, mbrojtësin e Kombëtares së Shqipërisë, me të cilin ka punuar te Verona vetëm pak vite më parë. Ishte pikërisht trajneri kroat ai që e lançoi Kumbullën në Serinë A dhe tani e do sërish në skuadër.

Kumbulla në stadiumin "Air Albania". Gazeta Si, 3 korrik 2022

Torino ka pasur kontakte me Romën ditët e fundit. Problemi është se Roma kërkon 20 milionë euro për futbollistin kuqezi, një shifër e lartë kjo për klubin e Torinos. Pista të tjera, sipas ‘La Stampa’, janë Denayer dhe Faes.

Vetë Kumbulla do ta preferonte kalimin te Torino, ku mund të luante rregullisht. Marrëdhënia e tij me trajnerin Juriç është e shkëlqyer dhe kjo do ta ndihmonte lojtarin të ngrinte nivelin e tij në vazhdim.

Te Roma Marash Kumbulla ka pak hapësira, të paktën për momentin. Trajneri Mourinjo e aktivizoi shumë pak sezonin e fundit dhe sërish lloharitë e tij janë me mbrojtësin kuqezi në stol. Nëse do të qëndrojë në skuadër.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë