Futboll

Tomas Strakosha mposhtet me penallti, Milani ruan vendin e 4-t

U desh një penallti, që Milani të kthehej te fitorja pas katër javësh të dobëta në kampionat, ku kishte marrë vetëm një pikë dhe kishte vënë në rrezik edhe vendin e katërt. U desh një penallti, që portieri i Kombëtares, Tomas Strakosha, dhe Lacio e tij dhe e Igli Tares, të dilnin të mundur nga stadiumi “San Siro”, me rezultatin 1-0. Strakosha rezistoi deri 11 minuta para fundit të ndeshjes, kur arbitri Roki akordoi një penallti, që Kesi e ktheu në gol dhe i dha fitoren Milanit. Më pare portiere kuqezi kishte bërë disa pritje të bukura ndaj Kesi dhe Çalhanoglu.

Me shumë fat Milani, që ka marrë 3 pikët dhe ka ruajtur vendin e katërt, i fundit që të çon në Champions League. Roma ishte afruar pas fitores me Udinezen, ndërkohë që kuqezinjtë duhet të presin ndeshjen e Atalantës me Empolin, pasi në rast fitoreje bergamaskët mund t’i barazojnë me pikë. Ishte një fitore e domosdoshme për Milanin, pas asaj periudhe negative që ka kaluar që nga derbi me Interin. Milani kishte marrë vetëm një pikë në katër ndeshje dhe një tjetër hap i gauar do të ishte fatal për Championsin dhe pozicionin e trajnerit Gatuzo.

Tomas Strakosha gjatë ndeshjes Milan-Lacio, 1-0

Lacio, pas kësaj humbjeje, ka përfunduar në vendin e tetë, me 49 pikë, jashtë Kupave të Europës. Megjithatë, shpresat janë sepse skuadra e Strakoshës është afër zones europiane me pikë. Do të ishte një dështim i madh, nëse Lacio mbetet jashtë Europës. Konkurrenca është e fortë dhe bardhekaltërve u duhet të reagojnë menjëherë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë