Drejtësia

Toka, makina e fabrika, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të të dënuarit për trafik droge në Itali

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka vendosur sekuestrimin e pasurive të shtetasit Bledar Seferi (alias Hakorja) dhe familjarëve të tij.

Nga verifikimet e kryera nga SPAK, ka rezultuar se 41-vjeçari ka pasur lidhje me shtetasin Giovanni Di Cosimo dhe pjesëtarë të tjerë të grupit kriminal në Itali dhe Shqipëri.

Dyshohet se ai është i përfshirë në aktivitet kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe është i dënuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge.

Ai është njëri nga anëtarët e grupit kriminal shqiptar “Kompania Bello”, i cili kryente trafikun e kokainës nga vendet e Amerikës Latinë në Europë.

Seferi, i lindur ne Brezhdan të Dibrës, është arrestuar në vitin 2010 për trafik ndërkombëtar droge në Itali, së bashku me Arbri Gogën, të dy rezident në Firence, ndërkohë që lëviznin në Perugia në Romë. Në aksionin e finalizuar nga policia italiane, janë konfiskuar 26 kilogram kokainë dhe për këtë u arrestuab 26 persona, mes të cilëve dhe Bledar Seferi (Hakorja).

Mes pasurive të sekuestruara, janë toka, makina luksoze, llogari bankare dhe një fabrikë e prodhimit të lëndëve plastike.

1.Një fabrikë për prodhimin e lëndëve plastike në Shijak, Durrës. Asetet, aksionet/kuotat dhe pasuritë e subjektit “REY PLASTICA” sh.p.k. me NIPT L71325502Q, me status aktiv.

2.Pasuria e llojit Arë+Truall me sipërfaqe 5954 m², nga kjo sipërfaqe ndërtesë 3070 m², ndodhur në Durrës. Në këtë pasuri ushtron aktivitetin subjekti “REY PLASTICA” sh.p.k.

3.Pasuria e llojit ullishtë me sipërfaqe 6550 m², ndodhur në Tiranë.

4.Automjet i markës “Fiat”, modeli 500, viti prodhimit 2008

5.Automjet i markës “Land Rover”, modeli RANGE ROVER, viti prodhimit 2014;

6. Automjet i markës “AUDI”, modeli A2, viti prodhimit 2001;

7.Automjet i markës “Fiat”, modeli 500L, viti prodhimit 2014;

8.Automjet i markës “Mercedes Benz”, modeli B180 CDI, viti prodhimit 2012;

9.Llogari bankare në shumën 3.103.244 lek.

10.Llogari bankare në shumën 21.022 euro.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë