Italia është shteti më i prekur në Europë nga koronavirusi ku ka shënuar numrin më të lartë të viktimave. Si pasojsë e përhapjes së këtij virusi humbën jetën 827 viktima, ndërsa janë 12 462 të infektuar, nga të cilët 1045 janë shëruar. Por nga Italia vijnë sinjale e para se një ilaçi kundër artritit mund të ketë efekt për të sëmurët që preken nga koronavirusi, sa i përket prekjes së pneumonisë. Tocilizumab është ilaçi është përdorur te dy pacientët në Napoli dhe që kan dhënë rezultatet e para.
Mjeku onkolog i spitalit të Napolit i quajtur Paolo Ascierto ka sugjeruar menjëherë futjen në listën e medikamenteve për trajtimin e koronavirusit të një ilaçi të quajtur “Tocilizumab”.

“Dy pacientët e parë u trajtuan në Itali dhe brenda 24 orësh terapia tregoi rezultate të shkëlqyera. Nesër një nga 2 pacientët do të ekstrubohet, sepse gjendja e tij është përmirësuar. Kemi filluar trajtimin për dy persona të tjerë dhe do të merremi me dy të tjerë. Sa i përket pacientit të dytë të trajtuar, ka pasur një përmirësim dhe tani është i qëndrueshëm. Këtu në Napoli kemi për qëllim të trajtojmë sa më shumë pacientë të jetë e mundur. Një protokoll kombëtar është i nevojshëm menjëherë për të zgjeruar përdorimin e tocilizumab në pacientët e infektuar me koronavirus dhe në kushte shumë kritike”, tha mjeku italian.
Ilaçi kundër artritit është provuar edhe nga mjekët kinezë për rastet e konstatuara në Kinë. Përdorimi i këtij medikamenti u provua me sukses për 20 nga 21 të prekur nga koronavirusi. Mjeku italian thekson se tashmë e dinë mire mekanizimin e ndikimit të këtij ilaçi dhe kjo nisur dhe pas ballafaqimit me kërkuesit kinezë është ngritur një Taks-Forcë në Napoli.
Por cilat janë për momentin ilaçet e duhura për të bërë një ndryshim në trajtimin e pacientëve me Covid-19? Favilavir ishte ilaçi i parë i aprovuar nga Administrata Kombëtare e Produkteve Mjekësore të Kinës dhe është një antiviral që ka treguar efikasitet të mirë me efekte minimale anësore gjatë një provë klinike që përfshinin 70 pacientë në Shenzhen. Një ilaç kundër Ebola i zhvilluar nga Gilead Sciences, Remdesivir, duket se është ndër kandidatët më premtues kundër koronavirusit të ri, i përdorur tashmë për shumë pacientë në botë, përfshirë Italinë. Tani ai po kalon testime zyrtare në dy prova klinike të rastit të III në dy Vendet aziatike dhe SHBA dhe rezultatet pritet të jenë në dispozicion gjatë javëve të ardhshme. Kina ka aprovuar gjithashtu përdorimin e Roche’s Actemra * (tocilizumab) për trajtimin e komplikimeve serioze që lidhen me koronavirus.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




