Kombetarja

Tjetër ndeshje kontrolli në Elbasan, Silvinjo teston modulet e lojës për Moldavinë

Gazeta Si – Stafi teknik i Kombëtaresa shqiptare zhvilloi sot stërvitjen e radhës në stadiumin “Elbasan Arena”, në kuadër të përgatitjeve për kualifikueset e Euro 2024 ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe. Të pranishëm ishin të gjithë lojtarët e grumbulluar nga trajneri Silvinjo.

Braziliani ndërkohë zhvilloi edhe një ndeshje kontrolli, ku testoi disa module loje që mendon të aplikojë në ndeshjen e së shtunës ndaj Moldavisë, shumë e rëndësishme kjo për ecurinë e mëtejshme të kuqezinjve.

Në testin që zgjati 45 minuta u aktivizuan edhe 4 lojtarë të marrë nga Kombëtarja U-21, konkretisht Medon Berisha, Arda Kurtulan, Elmando Gjini dhe Ajdi Dajko. Kuqezinjtë e vegjël po përgatiten në Elbasan për miqësoren me Bullgarinë.

Trajneri Silvinjo ka në dispozicion edhe tri ditë përpara sfidës me Moldavinë në ‘Air Albania’. Atmosfera është mjaft e mirë dhe të gjithë lojtarët gëzojnë një formë të mirë fizike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë