Futboll

Tjetër goditje për Argjentinën, pas Dibalas edhe Di Maria rrezikon Botërorin

Gazeta Si – Nëse Championsi i Juventusit është një hap larg fundit, ai i Angel Di Marias me shumë mundësi ka përfunduar. Argjentinasi mund të ketë luajtur në Haifa ndeshjen e fundit në kompeticionin më të rëndësishëm europian në rang klubesh. Sepse, me sa duket, në fund të sezonit do të kthehet në Argjentinë.

Di Maria ka pësuar një tjetër dëmtim, që duket serioz dhe që vë në dyshim pjesëmarrjen në Kupën e Botës. Do të ishte një tjetër goditje e fortë për Argjentinën, sepse duket se ajo ka humbur edhe Paulo Dibalan po për shkak dëmtimi.

Di Maria, pasi dnejn demtimin serioz ndaj Makabit. Gazeta Si, 13 tetor 2022

Lojtari i Juventusit la fushën ndaj Makabit pas një tërheqjeje në kofshën e djathtë dhe rrezikon të qëndrojë 40 ditë larg fushave, që do të thotë rrezik i madh për Botërorin e Katarit, që nis në nëntor.

‘Fideo’ do të kryejë të tjera analiza të hollësishme këto ditë, që do të tregojnë më saktë kohën e rilkuperimit. Frika është e madhe për Alegrin, që mund ta ketë të gatshëm vetëm pas janarit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë