Futboll

Tjetër dëmtim për Mesin, vihet në dyshim edhe Championsi

Lionel Mesi ishte pranë rikthimit në fushë, pasi po e kalonte dëmtimin, por sot është mësuar se argjentinasi mund të humbasë edhe dy ndeshjet e para në grupet e Ligës së Kampionëve. Një tjetër dëmtim duket se do ta mbajë edhe një muaj tjetër larg fushave yllin e Barcelonës.

Mesi kishte pësuar një dëmtim në pulpën e këmbës së djathtë në fillim të gushtit dhe humbi ndeshjet miqësore të Barcelonës në Majemi. Pas disa seancash me grupin, ai dukej gati për t’u grumbulluar nga trajneri Ernesto Valverde. Në fakt, duhej të ishte grumbulluar që në ndeshjen e së dielës me Betisin, por diçka duhet të ketë shkuar keq, që “pleshti” humbi jo vetëm javën e fundit të kampionatit, por rrezikon të qëndrojë edhe një muaj jashtë.

Lionel Mesi me fanellën e Argjentinës. Gazeta Si, 28 gusht 2019

Argjentinasi rrezikon të mos jetë i gatshëm për Barcelonën në dy ndeshjet e para në grupe të Ligës së Kampionëve, ndërsa në kombëtare nuk është grumbulluar për miqësoret me Kilin dhe Meksikën, sepse është skualifikuar për 3 muaj, pas deklaratave për korrupsion në Kupën e Amerikës, që u zhvillua në korrik në Brazil.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë