Futboll

Titulli në Itali, Interi ka vetëm 19% shanse të shpallet kampion

Gazeta Si - Milani dhe Interi janë në garë për titullin në Serinë A, 90 minuta para fundit të kampionatit. Emocionet dhe ankthi janë të mëdha në të dy kampet, kurse shpresat më të mëdha i kanë kuqezinjtë e Stefano Piolit.

Sipas një parashikimi të ‘Stats Perform’, Milani e ka titullin thuajse të sigurt. Shanset që ka Interi sipas këtij parashikimi janë të pakta, por në futboll çdo gjë mund të ndodhë, edhe mrekullitë.

Simone Inzagi, trajneri i Interit. Gazeta Si, 17 maj 2022

Të mundë Sampdorian dhe të shpresojë në një fitore të Sasuolos ndaj Milanit: ky është kombinimi i vetëm që i jep titullin kampion Interit. Një kombinim jo pak i vështirë në fakt, duke parë dhe formën e rivalëve.

Milanit do t’i mjaftonte edhe një barazim në “Mapei” ndaj Sausolos për të fituar titullin e 19-të. Sa mundësi ka të ndodhë kombinimi që i bën punë Interit? Sipas parashikimit të “Stats Perform”, skuadra e Simone Inzagit ka 19.4% shanse të shpallet kampione e Italisë.

Milani ndërkohë ka kuota solide në këtë parashikim, 80.6%. Të dielën gjithçka mund të ndodhë, por është e qartë se varianti i dytë është natyrshëm më i mundshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë