Futboll

Tirana kryeson e vetme, e nderon djali i presidentit

Është rikthyer Superiorja, që ka zhvilluar tre nga pesë ndeshjet e javës së katërt të saj. Ndeshja më e rëndësishme e kësaj jave, Tirana-Skënderbeu, është fituar nga bardheblutë, me rezultatin, 3-1. Tirana merr kështu e vetme kreun e renditjes, me 10 pikë. Skuadra e drejtuar nga trajneri Ardian Mema regjistri tri fitore dhe një barazim deri tani.

Ajo që vlen të theksohet ka të bëjë me faktin se Grent Halili, djali i presidenti të bardhebluve, Refik Halili, është protagonisti kryesor, njeriu i momentit në ekip. Jo vetëm në ndeshjen me Skënderbeun, ku e kaloi Tiranën në avantazh 2-1, teksa gjithçka dukej se po shkonte drejt barazimit, por ai ka shënuar edhe në fitoren me Vllazninë në Shkodër dhe atë me Luftëtarin në “Selman Stërmasi” javën e parë. Tre gola na katër ndeshje mjaftojnë për të larguar dyshimet e atyre që mendojnë se sulmuesi i ri favorizohet për të luajtur në formacion. Kënaqësia e presidenit Halili në këtë fillim të kampionatit është e dyfishtë, skuadra po ecën mirë dhe mban vendin e parë, ndërsa djali i tij po shënon rregullisht. Tirana e sivjetme duket një ekip me pretendime serioze për titullin kampion.

Grent Halili, sulmuesi dhe djali i presidenti të Tiranës, Refik Halili. Gazeta Si, 14 shtator 2019

Luftëtari arriti fitoren e parë në këtë kampionati, duke mundur Flamurtarin, ekipin e vetëm pa pikë deri tani. Vendosi dopieta e Filit, ndërsa për vlonjatët shënoi golin e nderit Sukaj. Ndeshja tjetër e luajtur, sot, Teuta-Vllaznia, u mbyll pa fitues, 0-0. Nesër luhen edhe dy ndeshjet e tjera, Laçi-partizani dhe Bylis-Kukësi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë