Rend dhe Ligj

Tiranë / Operacion antidrogë, shpërndanin lëndë narkotike në disa zona, arrestohen 27 persona

Nga Gazeta Si- Agjentët antidrogë në Tiranë kanë kryer mëngjesin e kësaj të marte një aksion në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar 27 persona që merreshin me shpërndarjen e lëndëve narkotike. Po ashtu mësohet se janë dhënë 34 masa sigurie.

Policia e Shtetit ka bërë me dije detaje në lidhje me operacionin e zhvilluar gjatë natës e deri në orët e para të mëngjesit në kryeqytet.

Në një konferencë për shtyp bëhet me dije se në kuadër të operacionit “Blic 34” u ekzekutuan 27 masa “Arrest me burg” për veprat “prodhim shitje narkotikësh”, vijon puna për kapjen e 7 personave të tjerë.

Hetimet, kanë zgjatur prej fillim vitit 2025 ku janë aplikuar metoda speciale të hetimit dhe është dokumentuar veprimtaria kriminale e shpërndarjes së lëndëve narkotike në zona të ndryshme të Tiranës.

Nga veprimet hetimore rezulton se këta shtetas shpërndanin lëndën narkotike në lagje, lokale e në afërsi të shkollave në qytetin e Tiranës.

Këta shtetas vepronin individualisht dhe të shpërndarë në të gjithë territorin  Tiranës.

Gjatë këtij procedimi, në faza të ndryshme janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

• 3.4 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë.

• 150 doza lëndë e dyshuar narkotike Heroinë.

• 500 doza ekstazi

• 12 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

• 26 telefona celular të markave të ndryshme.

• 10 automjete të markave të ndryshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë