Futboll

Tirana shet kapitenin Ismajlgeci në Bosnjë për 150 mijë euro, dëmtohet Abazaj

Gazeta Si – Pas Redon Xhixhës, që kaloi në Azerbajxhan, te Karabagu, Tirana ka shitur edhe kapitenin Marsel Ismajlgeci. Mbrojtësi i krahut të majtë është transferuar te Zrinjski Mostar në Bosnjë.

Me këtë ekip Tirana është ndeshur në Kupat e Europës dhe duket se boshnjakët e kanë fiksuar këtë lojtar. Nga shitja e Ismajlgecit, i cili ka mbajtur shiritin e kapitenit te Tirana, klubi bardheblu ka marrë 150 mijë euro.

Marsel Ismajlgeci. Gazeta Si, 1 shkurt 2023

Tirana ka bërë disa shitje të rëndësishme kohët e fundit. Në verë shiti sulmuesin Taulant Seferi dhe mesfushorët Ardit Toli e Enur Totre. Tani në janar ishte radha e Redon Xhixhës, Vesel Limajt dhe Marsel Ismajlgecit.

Në krahun tjetër, klubi ka bërë disa afrime me peshë, si Regi Lushkja dhe Kristal Abazaj, por ky i fundit ka pësuar një dëmtim dhe do të mungojë të paktën një muaj. Është një lajm i keq për trajnerin Shehi, sepse Abazaj erdhi për të zëvendësuar Xhixhën, një pikë kyçe e skuadrës deri tani.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë