Futboll

Tirana ndez motorët e merkatos, dy afrime brenda ditës

Ashtu siç pati paralajmëruar në muajin maj, presidenti Refik Halili, Tirana këtë sesion merkatoje do të ndërhyjë fuqishëm me blerje lojtarësh. Edhe trajneri Mema pasi u konfirmua në krye të ekipit, foli për blerje të rëndësishme dhe dita e premte ka vërtetuar këto premtime.

Elton Kale dhe Agustin Torasa janë dy blerjet e para të klubit bardheblu këtë verë. Bëhet fjalë për dy futbollistë që i kanë dhënë tonin kampionatit shqiptar në 2-3 vitet e fundit, duke u aktivizuar në disa ekipe që kanë rivalizuar për kreun e tabelës. Kjo është pikërisht ajo që Tirana kërkon të bëjë vitin që vjen t’i rrëmbejë titullin që ia dha Partizanit pikërisht në derbi.

Përmes dy njoftimeve të njëpasnjëshme Tirana i afroi këto dy afrime që në terma kontratual vijnë pak a shumë me të njëjtat kushte.

https://www.facebook.com/kftirana.al/posts/2300862743503168
https://www.facebook.com/kftirana.al/posts/2300812210174888

Nuk dihet shuma që Tirana ka ofruar për këta dy futbollistë. Por ajo që vlen të theksohet është se te dy këta lojtarë, kudo ku kanë luajtur kanë qenë ndër më të paguarit. Fakti që Tirana e ka nisur merkaton pikërisht me këto dy blerje tregon shumë për ecurinë e kësaj vere dhe për objektivat e kryeqytetasve sezonin që vjen.

Pritet që brenda 2-3 ditëve të ardhshme Tirana të bëjë zyrtare edhe dy afrime të tjera shumë të rëndësishme. Një besohet se do të jetë në qendrën e mbrojtjes, aty ku Tirana ka pasur edhe problemet më të mëdha sezonin që u mbyll dhe tjetri mund të jetë një portier, që me shumë gjasë do të vijë po prapë nga Vlora.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë