Lajme

Tirana mund të bllokohet, nis protesta e madhe e studentëve

Sot Tirana mund të bllokohet për shkak të përshkallëzimit të parlajmëruar nga studentët si protesta masive e së martës. Organizatorët e studentëve kanë paralajmëruar një tubim më masiv se ai i së enjtes dhe të premtes ku në shesh u mblodhën mbi 15 mijë vetë. Në të të do të derdhen edhe fakultete si shkencat sociale dhe filologjiku që organizohen drejtpërdrejt nga “lëvizja për universitetin” edhe mjeksia, ndërtimi apo juridiku që organizohen nga Këshillat studentorë që përbëhen nga njerëz që janë shumë pranë opozitës. Të gjithë janë përbetuar për një manifestim gjigand, të pa ndodhur ndonjëherë më parë.

Kësaj motoje i është përgjigjur edhe Lëvizja për Universitetin e cila pas deklaratave konfuze që bëri sot kryeministri Rama në monologun e tij mediatik , ka shpallur një platformë me 4 pika maksimaliste që përmbledhin pak a shumë të gjitha kërkesat që janë hedhur deri më tani.

Lexoni  më poshtë shpalljen e bërë për të kuptuar axhendën

Image

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë