Futboll

Tirana ia hedh me gjobë, derbi luhet me tifozë

Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të futbollit ka dhënë sot vendimet në lidhje me ndeshjet javës që lamë pas në Kategorinë Superiore dhe kategoritë e tjera të futbollit shqiptar. Ndryshe nga hera e fundit, Komisioni i Disiplinës i ka evituar këtë herë dënimet e rënda për shkak se edhe se kjo javë ka qenë relativisht më e qetë.

Ajo që i është gëzuar më shumë këtë javë vendimmarrjes se KDS është klubi i Tiranës. Bardheblutë ia kanë hedhur me një gjobë 300 mijë lekë për problemet që u shfaqën në ndeshjen e fundit me Luftëtarin. Kështu me këtë vendim do të kemi mundësinë që derbin e kryeqytetit Tirana-Partizani të kemi edhe tifozët në shkallët e “Selman Stërmasit”. Kjo frikë e madhe e Tiranës është kaluar dhe e kënaqur nga kjo vendimmarrje, Tirana iu ka bërë thirrje tifozëve të saj përmes rrjeteve sociale që të tregojnë përmbajtje për të shmangur çdo problem të mundshëm.

Në vendimet e tjera të Komisionit ka edhe pika, ku ka lihet shumë vend për të diskutuar. Për të njëjtën shkelje, Flamurtari i Vlorës dhe Teuta janë dënuar ndryshe. Si klubi durrsak, ashtu edhe ai vlonjat janë dënuar për sjellë të gabuar të tifozëve dhe në bazë të nenit 66/1 të KDS, dënohen me gjoba të ndryshme. Klubi durrsak do të paguajë një gjobë prej 100 mijë lekësh, ndërkohë që Flamurtari paguan një gjobë prej 300 mijë lekësh. Me gjobë prej 100 mijë lekësh per sjellje të gabuar të tifozëve është dënuar edhe Kukësi. Ndërkohë për Tomorin e Beratit humbja në tavolinë e javës së shkuar është pasuar edhe me heqjen e tre pikëve nga tabela, duke e komplikuar seriozisht pozitën e kësaj skuadre në grupin B të Kategorisë së Parë.

Më poshtë tabela të gjitha vendimet e Komisionit të Disiplinës në FSHF:

KF “Tirana”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqindmijë) lekë.
KF “Teuta”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lekë.
KF “Kukësi”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 66/2 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lekë.
FC “Flamurtari”, për sjellje të gabuar të spektatorëve të tij, në bazë te Nenit 66/1 të KDS, dënohet me me gjobë në masën 300.000 (treqindmijë) lekë.
KF “Kamza’, në bazë të Nenit 13 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje në vonesat e lojës, do të jetë subjekt i ndëshkimeve qe parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF.
KF “Iliria”, në bazë të Nenit 13 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të shkeljeve disiplinore, do të jetë subjekt i ndëshkimeve qe parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF.
KF “Tomorri”, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Bylis”, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.
Zyrtari i KF “Maliqi”, Spartak Meraku, për sjellje jo sportive duke ofenduar zyrtaret e ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të nenit 20 të KDS, zyrtari i ndalohet qëndrimi ne dhomat e zhveshjes dhe territorin përreth fushës.
KF “Maliqi”, në bazë të Nenit 13 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje në vonesat e lojës, do të jetë subjekt i ndëshkimeve qe parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF
Lojtari i KF “Tepelena”, Alekasander Beqiri, për dhunë ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i KF “Këlcyra”, Sajmir Kule, për dhunë ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
KF “Tepelena”, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive dhe ndërprerjen e përkohshme ndeshjes, në bazë të Nenit 65/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lekë. Në aplikim të Nenit 136/1/b të KDS, gjoba paguhet në masën 20%.
Lojtari i KF “Pogradeci” U-17, Jurgen Likollari , për dhunë ndaj lojtarit kundërshtar në lojë të ndaluar, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
KF “Burreli” U-19, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Shkodra” U-19, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.
Lojtari i KF “Butrniti” U-19, Rei Cipa, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
KF “Bylis” U-19, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Lushnja” U-19, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.
KF “Korabi” U-17, për sjellje të gabuar të spektatorëve të tij duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të lojës, në bazë te Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lekë. Në aplikim të Nenit 136/1/e të KDS, gjoba paguhet në masën 3%.
Zyrtari i KF “Korabi” U-17, Bexhet Hysa, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë te Nenit 56/1 të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
KF “Bylis” U-17, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Lushnja” U-17, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.
Lojtari i KF “Republika” U-17, Klaus Tenko, për pështymje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/f të KDS, dënohet me 8 (tetë) pezullim nga aktiviteti.
Zyrtari i KF “Republika” U-15, Matias Qirinxhi, për sjellje jo sportive duke ofenduar zyrtaret e ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të nenit 20 të KDS, zyrtari i ndalohet qëndrimi ne dhomat e zhveshjes dhe territorin përreth fushës.
Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF “Naftëtari”, Egland Lamaj, dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Egland Lamaj vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.si të pa bazuar në KDS dhe Rregulloret e tjera të FSHF.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë