Futboll

Tifozit i bie infarkt në Kadiz-Barça, portieri i çon defibrilatorin në tribunë

Gazeta Si – Një situatë ankthi pushtoi gjithë stadiumin në ndeshjen Kadiz-Barcelona. Tifozët dhe lojtarët në fushë. Në minutën e 81-të pllakosi heshtja dhe frika, pasi një tifoz pësoi atak kardiak.

Disa minuta dramatike në Kadiz. Ndeshja u ndërpre në minutën e 81-të, pas atakut në zemër që goditi një tifoz të ekipit vendës, i cili ishte në tribunën pas porte.

Momenti kur portieri hedh defibrilatorin ne tribune. Gazeta Si, 10 shtator 2022

Portieri i Kadizit, Ledesma, mori një defibrilator dhe vrapoi drejt vendit ku ndodhej tifozi. Ai e hodhi menjëherë nga fusha, që mjekët të merrnin sa më parë të ishte e mundur.

Tension edhe në fytyrat e lojtarëve në fushë, disa filluan të luteshin. Stadiumi heshti dhe priste lajme për tifozin, që u transportua me autoambulancë në spital.

Lojtaret te tronditur nga ngjarja. Gazeta Si, 10 shtator 2022

Skuadrat u kthyen në dhomat e zhveshjes dhe dolën më pas për të luajtur minutat e mbetura. Rezultati ishte 0-2 dhe shkoi 0-4 për katalanasit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë